Cilat janë ligjet që duhet t’i kem parasysh gjatë përgatitjes së padisë?
Procedura administrative është e rregulluar në bazë të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative në fuqi në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, procedura gjyqësore administrative rregullohet me Ligjin për Konfliktet Administrative dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore. Këto ligj, bashkë me të gjitha ligjet tjera të zbatueshme në Kosovë mund t’i gjeni në web-faqen zyrtare të Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligjet ndryshohen, plotësohen ose shfuqizohen dhe zëvendësohen me ligje të reja kohë pas kohe. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës është burimi kryesor dhe më i rëndësishëm për ligjet në fuqi pasi që përditësohet vazhdimisht dhe mund ta shihni qartë se cilat ligje janë në fuqi dhe cilat janë shfuqizuar.