Nuk jam i/e kënaqur me vendimin e gjykatës për rastin tim, çfarë mund të bëj?

Nëse nuk jeni i/e kënaqur me vendimin e gjykatës për rastin tuaj, ju keni të drejtë të paraqisni ankesë. Në fund të çdo vendimi të lëshuar nga gjykata gjendet këshilla juridike, e cila ju informon për të drejtën tuaj për ankesë, kujt duhet t'i drejtohet ankesa dhe sa është afati brenda të cilit duhet ta dorëzoni ankesën.