A duhet t'i përgjigjem të gjitha pyetjeve të gjykatës si dëshmitar?
Po.
Megjithatë, janë disa raste që bëjnë përjashtim. Si dëshmitar/e mund të refuzoni të dëshmoni, për shembull, kur përgjigjet që mund t'i jepni do të mund të ekspozonin ndaj përgjegjësisë penale të afërmit tuaj, bashkëshortin/en, personin në bashkësi jashtëmartesore, adoptuesin, të adoptuarin, ose kur mbi faktet keni rënë në dijeni si avokat, mjek, ose gjatë ushtrimit të një veprimtarie tjetër ku jeni të detyruar ta mbani sekret.