Kam angazhuar avokat/e ose një person për të më përfaqësuar, a duhet të paraqitem patjetër në proces gjyqësor?
Jo.
Nëse keni angazhuar një avokat/e për përfaqësim, atëherë mundeni por, nuk jeni të detyruar të paraqiteni në gjykatë. Sidoqoftë, nëse gjykata ju fton në cilësinë e dëshmitarit, atëherë jeni të detyruar ligjërisht të paraqiteni.