Çka konsiderohet si provë?
Prova është çdo fakt i rëndësishëm që ndihmon gjykatën në marrjen e vendimit. Disa shembuj të provave përfshijnë:
Dokumente: Kontrata, fatura, komunikime përmes mesazheve, komunikime përmes postës elektronike, dhe dokumente tjera të shkruara.
Fotografi: Çdo fotografi që ndihmon në vërtetimin e fakteve të çështjes.
Dëshmitarë: Dëgjimi i dëshmitarëve që mund të japin informacion të rëndësishëm për çështjen.
Këqyrje në vend: Inspektimi i vendit të ngjarjes për të vërtetuar faktet e paraqitura.
Ekspertiza: Dëgjimi i ekspertit ose shqyrtimi i raportit të ekspertizës.
Fakte të ditura botërisht: Faktet që janë të njohura gjerësisht në publik nuk kanë nevojë të provohen para gjykatës.
Gjatë procesit gjyqësor zakonisht mbahen dy seanca kryesore: seanca përgatitore dhe seanca për shqyrtimin kryesor. Në këto seanca, palët kanë mundësinë të paraqesin dhe të mbështesin pretendimet e tyre me prova të ndryshme, të cilat mund të përfshijnë dokumente, dëshmitarë, fotografi, dhe raportet e ekspertëve. Gjykata përdor këto prova për të marrë një vendim të drejtë dhe të informuar.