Kam nevojë që dikush të më përfaqësojë në proces gjyqësor por nuk kam mjete financiare për ta paguar një avokat?
Nëse keni nevojë për përfaqësim ligjor, por nuk keni mjete financiare për të paguar një avokat, mund t'i drejtoheni Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Kjo agjenci ofron ndihmë juridike falas për ata që plotësojnë kushtet e caktuara. Për të aplikuar për ndihmë juridike falas, mund të kontaktoni njërën nga zyrat e ANJF-së në qytetin tuaj:
Zyra Qendrore e ANJF-së në Prishtinë:
Adresa: Rr. Zenel Salihu nr.30
Tel: 038 200 18 944 / 038 200 18 941
Email: info.ANJF@rks-gov.net
Zyra në Prizren:
Adresa: Rr. ''William Woker’’ p.n Objekti i Prokurorisë Themelore në Prizren p.n.
Tel: 029 230 554
Zyra në Pejë:
Adresa: Rr Hasan Cermexhia p.n. Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë
Tel: 039 423 698
Zyra në Mitrovicë:
Adresa: Rr. Objekti Ministria për Mirëqenie dhe Punë Sociale p.n
Tel: 028 534 477
Zyra në Gjilan:
Adresa: Rr. Objekti i Prokurorisë Themelore në Gjilan
Tel: 0280 321 134
Ju nuk keni detyrim të keni një avokat për t'ju përfaqësuar në procedurë kontestimore, por kjo mund të jetë e dobishme. Mund të zgjidhni të përfaqësoni veten, të autorizoni një person tjetër, ose të angazhoni një avokat. Nëse nuk keni mundësi financiare për të paguar një avokat, mund të kërkoni ndihmë juridike falas nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.