Nëse nuk është kontestuese e drejta mbi sendin por, vetëm e mënyra e shfrytëzimit?

Atëherë, gjykata cakton seancë me të gjithë personat e interesuar në këtë çështje dhe vë në dukje mundësinë për ta arritur një marrëveshje që e rregullon mënyrën e administrimit ose të shfrytëzimit të sendit të përbashkët. Kjo marrëveshje konstatohet në procesverbal si ujdi gjyqësore.