Çka është procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore?

Përmes kësaj procedure, gjykata vendosë se kush janë trashëgimtarët e personit të vdekur, ose të personit që është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor. Pra në këtë procedurë, gjykata konstaton se çka hyn në pasurinë trashëgimore të lënë prapa nga personi i vdekur dhe cilat të drejta i takojnë cilëve trashëgimtarë ose persona të tjerë.