Çfarë hapash i ndërmerr gjykata në këtë procedurë?
Hapat kryesor që gjykata i ndërmerr në këtë procedurë janë:
Verifikimi se a janë plotësuar parakushtet për fillim të procedurës;
Nëse është nevoja gjykata mbledhë të dhëna dhe dëgjon dëshmitarët e propozuesin lidhur me propozimin;
Nëse gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet për fillim të procedurës, e boton shpalljen në Gazetën Zyrtare të Kosovës;
Përmes shpalljes e njofton publikun se ka filluar procedura për shpalljen të zhdukur të personit dhe i bën thirrje që të lajmërohet ai/ajo ose personat tjerë që kanë informata për venddodhjen e pesonit;
Kjo shpallje qëndron për tre muaj në Gazetën Zyrtare dhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës;
Nëse plotësohen kushtet sipas ligjit, gjykata pas kalimit të afatit 3 mujor nxjerrë vendim me të cilin e shpallë personin e zhdukur.