Çka është heqja ose kufizimi i zotësisë së veprimit?
Zotësia e veprimit i takon të gjithë personave mbi 18 vjeç sipas ligjit dhe mund të hiqet apo kufizohet vetëm me vendim të gjykatës.
Gjykata mund të vendosë t'ia heqë ose t'i kufizojë zotësinë e veprimit personave të moshës madhore të cilët janë plotësisht ose pjesërisht të paaftë të gjykojnë dhe nuk janë në gjendje të kujdesen për interesat dhe të drejtat e veta. Kur shkaqet për të cilat i është hequr një personi zotësia, pushojnë, atëherë gjykata merr vendim për kthimin e zotësisë për të vepruar.