Çka duhet të kem parasysh gjatë procedurës jokontestimore personale apo familjare?

  • Një e veçantë e procedurës jokontestimore në çështje personale apo familjare është se nuk mund të hiqni dorë nga kërkesa juaj, ta pranoni kërkesën e kundërshtarit e as të lidhni ujdi gjyqësore.

  • Edhe po që se e bëni këtë, gjykata e vazhdon procedurën sipas detyrës zyrtare ashtu që t'i vërtetojë faktet e procedurës e po ashtu i konstaton edhe faktet për të cilat mund të pajtoheni me palën kundërshtare.