Çka duhet t'i bashkëngjes padisë?
Bashkë me padinë duhet të bashkangjitët akti që po e kundërshtoni me padi, në origjinal ose kopje.
Nëse me padi po e kërkoni edhe kthimin e sendit ose kompensimin e dëmit, duhet të shtrohet edhe kërkesa e caktuar në pikëpamje të sendit apo të shumës së dëmit të pësuar.
Bashkë me padi, paraqitet edhe nga një kopje e padisë për të paditurin dhe e dokumenteve të bashkëngjitura për organin e paditur dhe për çdo person të interesuar, nëse ekzistojnë të tillë.